Pyetje: Opozita çfarë do bëjë?
Sali Berisha: Opozita, ju do jeni këtu, do mbrojë gjer në fund interesat e qytetarëve.
-A do tentoni që reforma të mos kalojë sot, a do bëni pra përpjekjet tuaja që reforma të mos kalojë?
Sali Berisha: Ne do bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojmë, do u sqarojmë shqiptarët se çfarë përfaqëson kjo reformë, se si shkelmohet interesat e tyre e tyre për karrigen e Edi Rama, se si Edi Rama para fundit të pushtetit është i aftë të ndërmarrë çdo akt. Madje thonë se do sjellë edhe Lubi Ballukun sot në parlament.
-Doktor, nëse PS ka rrjedhje votash, ka nga PD deputetë që mund ta votojnë?
Sali Berisha: Asnjë votë! Asnjë! Asnjë deputet i PD, por unë them edhe i opozitës, nuk e voton.
-A rrezikon PS të mos e kalojë reformën territoriale?
Sali Berisha: Me atë terror që po ushtron Edi Rama, nuk mund të flas. Se ai i ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër shtëpie, ti ke këtë, ti ke atë, ti ke marrë këtë koncesion, ti ke marrë atë tender, ti ke marrë atë favor. Në këtë mënyrë ai po i nënshtron aty mesa duket se po bëhet një proces kafkian.
-A do i bashkoheni protestës më pas?
Sali Berisha: Protesta është e qytetarëve. Duhet të bëj një sqarim, ne i kemi thirrur, por janë socialistët, janë demokratët, por është edhe protesta rinore qytetare. Kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, janë protestuesit e Poliçanit, të Divjakës, të gjitha bashkive dhe do të mbetet në kuadrin e protestës qytetare pa simbole partiake.
E kam sqaruar edhe dje, nuk do ketë simbole partiake, do jetë një protestë e njerëzve, të cilët shohin se po shkelmohen në mënyrë kriminale interesat e tyre.
Gazeta RD