Deputetja që braktisi PS: Partia juaj është rebele i ka kthyer shpinën qytetarëve! Mos braktisni komunitetet

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale kundër reformës territoriale të propozuar nga mazhoranca.

Ajo u është drejtuar deputetëve socialistë që kanë dalë kundër projektligjit, duke u thënë se qëndrimi i tyre nuk duhet parë si rebelim, por si përmbushje me dinjitet e detyrës ndaj qytetarëve.

Postimi

Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve.

Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundështojnë projektligjin e territoriales, e kanë kry me dinjitet detyrën e vet. Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej!

About Redaksia

Check Also

Berisha nxjerr Videon: Shtazëri e narkobanditëve të Skënder Ballukut! Krim i shëmtuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar një video nga protesta e zhvilluar sot para …