Deputeti Vullnet Sinaj duke folur gjate njse seance parlamentare. Gjate seances u diskutua rreth investimeve ne turizem, ligjin per taksimin e profesionisteve te lire, investimet ne infrastrukture, etj./r/n/r/nMP Vullnet Sinaj speaking during a parliamentary session. During the session, it was discussed about investments in tourism, the law on taxation of freelancers, investments in infrastructure, etc.

Rama tredh deputetin Sinaj/ Deklarata e turpshme: “Rroftë Partia, poshtë Selenica dhe Vlora”

Deputeti Vullnet Sinaj I cili kishte deklaruar se do të votonte kundër hartës së re territoriale deklaroi sot në Parlament se nuk do të votojë ashtu sikurse kishte deklaruar, por do të votojë ashtu sikurse I ka thënë Partia. Deklarata e turpshme e Sinajt në Parlament ishte “Rroftë Partia dhe poshtë Vlora dhe Selenica”.

“Unë jam zgjedhur nga banorët e qarkut të Vlorës dhe nuk kam qenë pro kësaj reforme. Por idetë e mia ngelen në minorancë.

Grupi Parlamentar të PS-së ka vendosur që të votohet projektligji për reformën territoriale. Në fund të fundit janë pikëpamje. Në këtë moment, që Grupi i PS ka marrë këtë vendim, vendimmarrja ime i lë vendin vendimmarrjes të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbështetja ime nuk është çek i bardhë, por kërkon që të bëhet më mirë dhe për zona malore”, tha Sinaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Deklarata e fortë e Komisionerit të BE/ “Korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri kërkon përgjegjësi politike”

DW: Z. Komisioner McGrath, ju keni thënë se Evropa duhet të ketë “tolerancë zero” ndaj …