Nga Bujar Leskaj
Çdo minutë që Edi Rama vijon të qëndrojë në pushtet, rëndon mbi Shqipërinë, ekonominë, interesin publik dhe të ardhmen e vendit, veçanërisht mbi të rinjtë shqiptarë.
Qëndresa dhe rezistenca e studentëve dhe të rinjve sot rikujton frymën e protestave studentore të Dhjetorit ’90. Është protesta/revolta e një brezi, e ardhmja e të cilëve ka 13 vite që nëpërkëmbet nga sekti në pushtet.
Aktet e dhunës ndaj të rinjve janë të papranueshme dhe kërkojnë përgjegjësi. I dënoj me forcën më të madhe dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me protestën madhështore të studentëve dhe të rinjve shqiptarë.
Studentët kanë nevojë për mbështetje kombëtare ! Ajo është një kauzë me dimension kombëtar. Ajo prek demokracinë, lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e çdo qytetari shqiptar. Prandaj, mbështetja për studentët duhet të jetë e gjerë dhe përtej çdo dallimi politik.
Kërkesa për largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme është himni dhe kërkesa parësore e protestës.
Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për solidaritet, kurajë qytetare dhe përgjegjësi kombëtare.
Sot, të gjithë duhet të jemi pranë studentëve, të gjithë duhet të jemi “studentë”.
Ata janë simbol i qëndresës. Ata meritojnë respektin dhe solidaritetin e të gjithëve!

Gazeta RD