Revolta në Tiranë/ Ambasada britanike: Të respektohet e drejta e protestës!

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar për revoltën studentore në Tiranë që është shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta, për të dytën ditë radhazi.

Ambasada nënvizon rëndësinë e të drejtës për të protestuar, ndërsa thekson se e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës.

“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.

Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve”,  thuhet në reagim.

About Redaksia

Check Also

Ish-Drejtori i policisë kundër dhunës së policisë ndaj protestuesve/ “Duhet të përgjigjen”

Gedis Nano: E kam ndjekur situatën, dua të them se është një situatë pak e …