Shkopa gome kokës, policia ushtron dhunë barbare ndaj të rinjve te “21 dhjetori” (Video)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm edhe pasditen e kësaj të mërkure, për të shpërndarë studentët e mbledhur në protestë prej paradites së sotme, në disa institucione dhe lagje kryesore të Tiranës.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme, efektivë të shumtë kanë goditur disa protestues me shkop gome dhe grushte teksa ata ishin të shtrirë në tokë, në zonën e 21 dhjetorit.

Sakaq rë rinjtë dëgjohen duke thënë “nuk po marr dot frymë”, “të lutem se më mbytët”, por kjo nuk i ka stepur aspak efektivët e policisë të cilët kanë ushtruar dhunë e forcë ndaj tyre.

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …