Të rinjtë në Lezhë në protestë, thirrje gjimnazistëve: Bojkotoni mësimin

Këtë të premte dhjetëra të rinjë dhe gjimnazistë janë mbledhur për të protestuar në qytetin e Lezhës.

Teksa në kryeqytet regjistrohet dita e katërt e protestës së studentëve, në qytetin e Lezhës të rinjtë janë mbledhur për herë të parë.

Siç shihet edhe nga pamjet, të rinjtë kanë shkuar në oborret e disa gjimnazeve duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe që të bashkohen me ta në protestë.

Në gadishmëri është edhe policia e cila ka dalë në terren dhe po monitoron situatën në rast përshkallëzimi siç ka ndodhur një ditë më parë në disa qytete të vendit.

About Redaksia

Check Also

“Pa ikur kryeministri, s’do ndalojmë!”/ Pakënaqësi e madhe qytetare, të gjithë në shesh!

Ka nisur protesta e katërt qytetare kundër qeverisë sot më 16 tetor. Një nga protestuesit …