Nis grumbullimi i protestuesve në “Sheshin Skënderbej”

Protesta në kryeqytet shënon sot ditën e katërt, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në Sheshin Skënderbej për t’iu bashkuar tubimit.

Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt protestës.

Gjatë rrugës, pranë zonës së Medresesë, ata janë përballur me një kordon policor, i cili ka tentuar t’u pengojë vijimin e marshimit.

Pavarësisht pengesës, studentët kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të vijojnë marshimin drejt protestës.

Mbështetje për studentët kanë shprehur edhe qytetarët që lëviznin me automjete në zonë, duke u rënë borive në shenjë solidariteti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama të japë dorëheqje urgjent, mes fatit të Çausheskut dhe të Ramiz Alisë të zgjedhë këtë të fundit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar sërish dorëheqjen e Kryeministri Edi Rama. ‘Të japë …