Në mes të tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura gjatë protestës, një shembull frymëzues i solidaritetit dhe humanizmit ka spikatur në terren.
Një grup vajzash studente vullnetare janë angazhuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe protestuesve të prekur nga gazli lotsjellës, spraji apo lëndimet e tjera.
Me mjetet që kanë mundur të sigurojnë vetë, si fasho, ujë fiziologjik, ujë të pastër, maska, betadinë dhe materiale të tjera të ndihmës së parë, këto vullnetare po u japin ndihmën e nevojshme personave që shfaqen në vështirësi.
Prania e tyre ka shërbyer si një mbështetje e rëndësishme humanitare në mes të situatës së tensionuar në shesh përgjatë ditëve të fundit.
Gazeta RD