Berisha: Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Rama, prandaj PD mbështet me forcë revoltën gjer në fitoren e saj

Pyetje: Gjatë valës së kësaj proteste, midis dëmeve të shkaktuara llogaritet dhe rrezikimi i Gjykatës së Lartë, dy net më parë e gjithashtu dhe sulmi ndaj komisariatit. Deri ku mund të arrijë kjo protestë e para? Dhe e dyta, mëngjesin e sotëm, Edi Rama ju akuzoi se ju ëndërroni një 21 janar të dytë. Keni një koment për këtë?

Sali Berisha: Së pari, zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Padrino Edi Rama.
Është ai që ka djegur, ka shkatërruar gjatë pushtetit të tij, ëndrrat e rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar veten, familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë, e morën në shpinë në rrugët e botës.
A ka zjarrvënie, a ka dosje më të rëndë se kjo? Nuk ka.
Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Lubi Ballukun, me Lindat e tij, me Ergys Agasin, ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve.
Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Europë.
Ka vjedhur pra, 12 miliardë euro investime në 90% të tyre.
A ka zjarrvënës më të madh se Edi Rama? Më thoni ju mua, se njeriu që ka katandisur pensionistin shqiptar të flasë me vete, të numërojë kafshatën, të heqë dorë nga receta, të mos marrë ilaçet.
Ky është zjarrvënësi numër një i kombit.
Protesta, revolta, është misioni i çlirimit të këtij kombi.
Ndaj dhe, ndaj dhe ju lutem, ju lutem, vlerësoni duke bërë krahasimet.
A ka mungesë më të madhe legjitimiteti sesa të zhvillosh atë farsë të turpshme elektorale që u zhvillua për mandatin e katërt?
A ka mungesë më të madhe legjitimiteti sesa të mos lejosh heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut për faktin se ke bashkëvjedhur me të miliarda euro në punë publike, dhe e bllokon me mandatet e krimit.
Pra, ato që djegin Shqipërinë, është Edi Rama, mandatet e tij të krimit të dala nga vota e krimit, janë trafiqet, është narkoshteti me të gjithë shëmtinë e tij.
Ju lutem, në qoftë se bëni krahasimet do gjeni veten se keni krahasuar të pakrahasueshmet.
Ai është Neroni, ai është kryezjarrvënësi, ai është transaksionali, ai është korruptori dhe ai është përgjegjësi bashkë me këta, i kësaj katastrofe.
Ndaj dhe Partia Demokratike mbështet me të gjithë forcën këtë revoltë, gjer në fitoren e saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Jepini duart Edi Ramës, largimi i tij është kusht që të rivendoset stabiliteti në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve t’i japin duart Edi Ramës, pasi, …