Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku duken dy autobotë uji që do të përdoren nga Policia për shpërndarjen e protestuesve.
Ai thotë se qeveria po merr masa për të ndalur protestën, në vend që të frenojë dhunën, ndërsa i cilëson zhvillimet si një përpjekje për instalimin e një “junte”.

Reagimi i Këlliçit
Në këtë video të regjistruar para 15 minutash në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, dallohen 2 makina uji që kanë mbërritur në shërbim të çmendurisë së Kryeministrit më të korruptuar në Europë, për të mbajtur me çdo kusht karrigen.
Është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën.
Kjo u pa sot kur të rinjtë dhe studentët sulmohen edhe kur qëndrojnë të ulur në park apo përndiqen edhe në lagjet dhe rrugicat e tyre.
Ky është instalim junte. Por askush nuk tërhiqet. Shumica e shqiptarëve kërkon largimin e tij.
Gazeta RD