Terror i paparë/ Polcia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video nga ambientet e Kishës Ortodokse në Tiranë, ku, sipas pamjeve të shpërndara prej tij, efektivë të Policisë shfaqen duke goditur me shkopinj gome studentë protestues.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur brenda ambienteve të kishës, në oborr ku të rinjtë ishin strehuar gjatë zhvillimeve të protestës.

Në video shihen momente të ndërhyrjes së efektivëve ndaj studentëve, ndërsa pamjet ngrenë pikëpyetje mbi përdorimin e forcës edhe brenda një ambienti fetar.

Gazetari e ka shoqëruar publikimin me një reagim të shkurtër, por të fortë, duke shkruar: “Terror. Terror. Terror. Tashmë edhe te Katedralja.”

Pamjet vijnë në një kohë kur protestat e studentëve në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të vazhdueshme me Policinë e Shtetit dhe raportime për përdorim force ndaj protestuesve.

About Redaksia

Check Also

Fundi i bushtrës në qeveri/ Sjell automjetet zhurmë shpërndarëse nga frika e fundit të tmerrshëm

Tritan SHEHU Rama, ne shkelje te Kushyetutes sjell automjete represioni, uje hedhese dhe zhurme shperndarese! …