Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj protestës së pedagogëve dhe studentëve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo e akuzon qeverinë se po u përgjigjet kërkesave të tyre me propagandë dhe kërcënime, si humbja e shërbimeve falas apo e përdorimit të transportit.

Sipas saj, dorëheqjet e drejtorëve janë një lojë e përsëritur, pasi ata largohen vetëm formalisht dhe mbahen në po të njëjtat poste.

Zhupa tregoi dëshminë e një pensionisteje që vazhdon të punojë, teksa e mbylli reagimin me thirrjen që kryeministri të japë dorëheqjen, pasi studentët nuk i besojnë më premtimet e tij.

About Redaksia

Check Also

KE reagon ndaj Ramës: Vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare!

Pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për kufizimin e lëvizjes së lirë të personave të …