Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktori tradhtarin!

Nga Kim MEHMETI

Piktori u takua me vëllain e vet, presidentin serb, i cili e shprehu dëshpërimin ndaj ‘qeverisë serbe’ në Tiranë që ishte treguar tepër e butë ndaj protestuesve, si dhe ndaj shqiptarëve që nuk janë mirënjohës e nuk i çmojnë vlerat politike, siç është, ‘pronari’ i sotëm i Shqipërisë, e që atë e bëri narko-shtet.

Me këtë, presidenti serb e shpërfaqi dashurinë e vet ndaj shqiptarët, si dhe na e rikujtoi se që nga Mbreti Zog e deri më sot, Beogradi ka qenë ai që i ka përcaktuar dhe i ka promovuar drejtuesit e shtetit shqiptar.

Mbase prandaj edhe ndodh që të bjerë Partia e Punës, por jo edhe komunizmi; që Enveri të vdesë me fytyrën e vrasësit, ndërsa trashëgimtari i tij, Piktori, me atë të tradhtarit.

Ndërkohë, mediat më të mëdha në Tiranë bëjnë çmos për të sqaruar nëse dhuna policore ndaj studentëve ka qenë e tepruar apo ‘proporcionale’.

Kështu, ato përpiqen t’i paraqesin protestat në Tiranë si një përballje të rinisë shqiptare me policinë, e jo si një betejë kundër narko-shtetit të Piktorit.

Pra, duan të na paraqesin si idiotë, të cilët do të besojnë se, në një Shqipëri ku nga kryeministri e deri te drejtuesit e SHIK’ut janë në shërbim të narko-shtetit, vetëm mediat, moderatorët e famshëm televizivë dhe panelistët e tyre ‘të pavarur’ janë jashtë vëllazërisë së ‘Aleancës së Qelbësirave’.

Në fund të fundit, as nuk duhet të presim diçka tjetër nga ‘mediat e pavarura’ që i drejton Piktori dhe që kanë vetëm një qëllim: të na frikësojnë aq shumë, sa të mos e braktisim kolltukun, të mos ngrihemi në këmbë dhe të mos i bashkohemi kësaj rinie.

Nga mediat që duan aq të na verbërojnë sa të mos e shohim se protestat studentore dhe të rinisë shqiptare në Tiranë ose do ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik i më shumë se tri dekadave, që e ka kalbur dhe qelbur vendin, ose do të dëshmojnë se, nga kullosa e keqe komuniste dhe neokomuniste që ka mbuluar mëmëdheun tonë, nuk ka mbetur më tokë ku të mbillet fara e demokracisë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria lakuriq e zemërimit kur përplaset me deklaratat e Ursula von der Leyen dhe Marta Kos

Nga Ndriçim KULLA Para pak ditësh, në Tiranë ishte për vizitë presidentja e Komisionit Europian, …