Berisha: Studentët, 9 orë dhëmbë për dhëmbë me banditët! Të identifikohen vrasësit që marrin nishan në sy

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje Prokurorisë së Tiranës, të zbulojë urdhëruesit e dhunës brutale policore, duke i cilësuar ata si vrasësit 2500 euro që marrin nishan në sy.

Sipas Berishës, për gati 9 prë, studentë dhe qytetarë të pamposhtur luftuan dhëmb për dhëmb me banditët.

Berisha theksoi se, mbështetja e qytetarëve ndaj studentëve, është e një rëndësie vendimtare, për suksesin e kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë.

Berisha: Nga ana tjetër, në kontrast me këtë barbari, sot u shpalos me të gjithë forcën qytetare, burrëria, guximi i studentëve dhe qytetarëve të Tiranës në mbrojtje të tyre. Ju e patë, me çfarë heroizmi, me çfarë epike u përballën studentët dhe qytetarët e Tiranës, në përballjen më të gjatë, 9 orë dhëmbë për dhëmbë me banditët. 9 orë të pamposhtur.

Unë kam një mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve dhe guximit, trimërisë së tyre.

Dua të falënderoj përzemërsisht ata mijëra qytetarë të Tiranës, që sot u shkrinë në një, me vajzat dhe djemtë e tyre dhe të shqiptarëve.

Që po luftojnë çdo ditë, për secilin prej nesh, po luftojnë çdo ditë, për dinjitetin e këtij vendi dhe këtij kombi. Mbështetja e qytetarëve ndaj studentëve, është e një rëndësie vendimtare, për suksesin e kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë.

Ndaj dhe falënderoj me shumë mirënjohje ata mijëra e mijëra të rinj, të reja, burra, gra, që vërshuan nga të katër anët e vendit dhe lagjet e Tiranës, me thirrjen e Partisë Demokratike.

Dy sindikatave të pavarura të arsimit, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, por edhe Urdhrit të Arkitektëve, Inxhinierëve, dhe u bënë një fuqi e jashtëzakonshme sot, në betejë me narkoshtetin.

Falënderoj shumë sindikatat, falënderoj ata qindra, qindra mësues që iu përgjigjën sot thirrjeve të tyre, jo vetëm, po së bashku dhe me nxënësit e tyre.

Falënderoj minatorët, në detyrë dhe pensionistë, që u bënë një në mbrojtje të studentëve. Falënderoj intelektualët, ekspertët, specialistët, të gjithë ata që sot shënuan një moment kulmor në revoltën studentore shpëtimtare.

Falënderoj kryetarët e degëve, anëtarët, simpatizantët, mbështetësit, drejtuesit, deputetët e Partisë Demokratike, që qëndruan në mbrojtje dhe mbështetje të studentëve.

Falënderoj mediat për raportimet e tyre nga sheshbeteja.

Dënoj sulmet ndaj gazetarëve. I kanë hedhur lëndë djegëse Klevin Mukës. Një reporter amerikan e kanë marrë në rajon.

Këta sillen si të droguar, dhe janë të droguar një pjesë e tyre.

I bëj thirrje prokurorit, të vërë para ligjit këta punonjës që sillen si kafshë ndaj studentëve dhe qytetarëve. Të sekuestrojë menjëherë planin e përhapjes të Forcave të Rendit.

Të identifikojë vrasësit me pagesë 2500 euro që u marrin nishan në syrin apo në ballin apo në gjoksin e protestuesve paqësorë.

Ndërkohë që ato armë lejohen përdorimi in extremis dhe vetëm në gjymtyrët e poshtme.

Jam këtu gjithashtu për të shprehur mirënjohje të pakufishme ndaj miqve tanë, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës, Bundestag, për mbështetjen e revoltës studentore dhe qëndrimin e tyre kundër dhunës ndaj studentëve.

About Redaksia

Check Also

I pret fundi i tmerrshëm/ Arrestohet edhe fotoreporteri amerikan, Michael Moates

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në …