Keqardhje për popullin shqiptar KM i Shqipërisë!

Show must go on KM, e kesaj here jeni autor, regjizor, moderator e spektator unik i shfaqjes qe e ke titulluar “Keqardhje”!

Keqardhje per popullin shqiptar KM i Shqiperise!

Keqardhje per te rinjte e prinderit e tyre, por jo keqardhje per Bashkimin Europian siç provuat te propagandonit dhe kesaj here deshtimin tuaj politik e ekzekutiv!

Keqardhje per shqiptaret qe pas ketij falimentimi perserites tuajin, humben shansin qe politikat e orientimit e kontrollit komunitar nuk do te kene mundesi te shohin me syte e tyre nivelin skandaloz te korrupsionit shteteror e rrezikun alarmues te influences kriminale ne ekonomine shqiptare!

Shoë juaj si nje “cunak i perkedhelur” qe askush nuk mund t’i thote jo, ishte kaq i parashikueshem, sa eskluziviteti i nje shfaqje burleksu, ku regjizori gaboi e zbardhi pa gdhire ne social risite e mbremjes!

Ate qe ju quajtet farse ne selfien tuaj te pritjes ”se gjate” por te merituar, nuk eshte gje tjeter vetem serioziteti me te cilen shtetet qofte dhe vetem njeri, shohin qasjen qe keni ndaj problemeve tuaja.

Prej ditesh arroganca e fyerja qe tregon ndaj Bullgarise, (e fale indiferences e mos seriozitet qe jane mesuar “te te lexojne”), nuk po prodhon skandal diplomatik, e qe mundohesh me zor ta kthesh ne shpotitje, nuk solli vemendjen mediatike globale sic pritje.

Ç’po ndodh? Po humbet dhe joshjen prej “simpatiku” qe dikush nga oborrtaret e tu, ta ka mbushur mendjen se e ke arme te forte diplomatike.

Farsen qe Ju e paralajmeruat ne tëitter, nuk erdhi nga Europa.

Ne ate salle te Brukselit si nje shoëmani llapazan more ne pyetje Serbine, i dhe mend globit e u shnderrove ne nje rojtar mesjetar qe i jep ok hyrje daljes se njerezve!

Farse nuk eshte pritja e gjate dhe e merituar, por pavertetesia, mos koherenca, e paqartesia e sjelljes ashtu dhe e mendimit tuaj!

Nuk ka modernizim pa te verteta reformash e pa drejtesi ligjzbatuese!
Nuk ka deshtim pa shkaqe!

Nese kesaj here “fajtor” te deshtimit tuaj quani vetem Bullgarine, kaq shpejt harruat se jave me pare “fajtor” ishin disa te tjere, muaj me pare disa me shume e vite me pare akoma me shume!

Go KM go, show must go on per Ju!

Ju i vetem perballe farses tuaj e ne cdo dite e me shume te keqardhur per fatkeqesite sociale, ekonomike e gjeopolitike pjelle e saj!

About Redaksia

Check Also

Kur punëdhënësi është Soros…

Nga Redin HAFIZI Në një ndër takimet e tij në diasporë Adriatik Lapaj u pyet …

Leave a Reply