Analisti: S’ka shoqëri civile, është koha e Berishës për të thirrur protesta

Analisti Arian Curri deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se në Shqipëri s’ka shoqëri civile sepse kemi ende nevojë për kulturë demokratike për të krijuar shoqëritë civile.

Ai deklaroi se shoqëria duhet të jetë politike për interesat qytetare dhe të merren më gjerat e tyre politikisht.

Më tej ai tha se s’ka rëndësi kush i thërret protestat pasi shoqëria civile u provua dhe tashmë është koha e opozitës e Berishës për të mbledhur qytetarët.

“OJF e OJQ duket se janë pozicionuar djathtas e majtas, ose sponsorizime nga jashtë. Për mua shoqëria duhet të jetë politike dhe fare civile. Politike jo në kuptimin e militantizmit, por nga polisi, interesi i qytetarëve për tu marrë me gjërat e tyre politikisht. Le ta provojë njëherë opozita, testohet më 7 korrik”, deklaroi Curri.

About Redaksia

Check Also

Njeriu më i afërt i Trump në Kongres që kërkon hetimin e Ramës për lidhjet me kartelet e drogës

Në prill të këtij viti New York Times publikoi një artikull me titull “Miliarderët sirianë …

Leave a Reply