Karrigia e autokratit nuk është e përjetshme!

Nga Bislim AHMETAJ

Pas Vuçiçit në Serbi, a është sot radha e Bibit në Izrael?
Benjamin Netanyahu, i njohur si Bibi, prej tri dekadash luan me karriget e pushtetit.
Që nga viti 2009, është kapur pas asaj të kryeministrit, sikur të ishte pronë e tij private.
Sot ai kërkon një mandat të pestë, mes akuzave për korrupsion, izolimit ndërkombëtar dhe fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte.
Sondazhet parashikojnë një garë të fortë mes Likud-it të Netanyahut dhe forcave kundërshtare të udhëhequra nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gadi Eisenkot.
Sonte, vota mund t’i tregojë se pushteti nuk është pronë dhe karrigia nuk është fron!
Por historia nuk mbaron në Beograd e Jerusalem.
Diku autokratët i largon vota.
Diku tjetër, kur institucionet kapen dhe zgjedhjet nuk garantojnë ndryshimin, qytetarëve u mbetet qëndresa në rrugë e në sheshe.
Kur vota funksionon, ajo ndëshkon pushtetin.
Kur pushteti pengon ndryshimin, qytetarët nuk duhet të dorëzohen!
Dhe ja ku vjen radha e Tiranës!
Sonte mund të ndëshkohet me votë edhe një tjetër mik i Edi Marrës.
Bibi mund të humbasë karrigen e tij.
Rama le të marrë mesazhin:
Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm, asnjë autokrat nuk është i paprekshëm!
Karrigia që ruhet me polici, shumë shpejt digjet e bëhet shkrimb e hi.
Po i vjen fundi edhe autokracisë tonë!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

About Redaksia

Check Also

Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar të të Drejtave të Njeriut …