Vokshi: Balluku mbrohet nga pushteti, ndërsa protestuesit përballen me represion! 83 mandatet i vodhët

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke akuzuar mazhorancën se po zbaton standarde të dyfishta, ku protestuesit përballen me ndëshkime, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion mbrohen nga pushteti.

Gjatë diskutimeve në komision, Vokshi deklaroi se Shqipëria nuk mund të sillet sikur ndodhet në normalitet, ndërkohë që vendi përballet me një krizë politike dhe shoqërore

Në qendër të fjalës së saj ishte rasti i Belinda Ballukut, për të cilën demokratja ngriti pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si mazhoranca po po e mbron me votat e deputetëve.

Albana Vokshi: Nuk mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, kur vendi në fakt është në krizë. Nuk mund të vazhdojmë sikur jemi në normalitet, kur jashtë ka protestë e cila vazhdon prej 4 muajsh dhe në 14 ditët e fundit kemi parë një dhunë të eskaluar dhe të paprecedentë.

Jo njëri të dënohet pse po proteston dhe tjetra që ka 1.2 bilion euro, ka 300 shpi, që pretendohet, ka dy varka, të mbrohet me votat tuaja, me kartonët tuaj.

Të mos i hiqet imuniteti dhe mos të arrestohet, të jetë akoma duke vendosur ministra apo drejtorë policie apo drejtues të rëndësishëm, në qarqe apo në qeverinë qendrore. Në çdo fjalim thoni fituam 83 mandate, po pse për një vit ndryshoi perceptimi tek qytetarët për korrupsionin tuaj, jo. Dhe kjo revoltë dëshmon edhe një herë që zgjedhjet e 2025 janë të vjedhura.

Votat nuk i fituat, i vodhët, duke përdorur dhe bandat kriminale. Është koha që të distancohen nga këto paketat që cenojnë të drejtat kushtetuese. E qartë që ky parlament nuk është vullneti i popullit, është i bandave. Jeni një pjesë e mirë e juaja përfaqësues të krimit të organizuar, edhe disa në këtë komision, jo të gjithë. Pra mos na e shisni më këtë 83 mandate.

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë kanë nisur ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar nga …