Denisa VATA
Ne nje prej emisioneve me te ndjekura televizive, nje aktiviste deklaron se qytetaret ne shesh thone: “Rama ne burg, Berisha ne burg, madje Berisha edhe i vdekur”, duke pretenduar se po percillte ate qe thone qytetaret ne shesh.
Cfare shkolle politike, mjedisi intelektual dhe cfare koncepti per demokracine, apo jo?
Njerez qe dalin e prezantohen si zeri i qytetareve dhe flasin me nje siguri sikur zoterojne monopolin e ndergjegjes publike me demokracine ne goje, me qytetarine ne dore dhe me vdekjen e kundershtarit si pjese te fjalorit politik!
Qytetaret shqiptare nuk jane nje turme pa mendim, qe pret t’i mesoje dikush nga ekrani ke duhet te doje, ke duhet te urreje dhe kush meriton te ekzistoje ne jeten politike dhe fizike.
Mjafton te ulesh ne nje kafene te nje fshati te thelle shqiptar dhe te kuptosh sa mire e njohin qytetaret politiken e vendit, te Ballkanit, Evropes dhe Shteteve te Bashkuara.
Qytetaret shqiptare ta masin koken me pe!
Ne kerkojme te largojme Edi Ramen nga qeveria. Perse atehere beteja e ketyre njerezve perqendrohet kaq shume te opozita?
Nje Shqiperi ku Rama vazhdon te qeverise, ndersa e djathta duhet te largohet nga skena politike dhe vendin e saj ta zere nje opozite e veteshpallur si e re, qe mjaftohet duke e kritikuar, keshilluar dhe korrigjuar pushtetin.
Pra, te mos ndryshoje qeveria. Te ndryshoje vetem opozita.
Cdo kush u perjashtua, cdo kujt iu be gjyqi publik, por vec bashkim kunder kesaj qeverie nuk u kerkua nga keta. Perse ne vend te ketij objektivi shohim kaq shpesh perplasje, protagonizem dhe ambicie per nje apo dy mandate parlamentare?
Cfare kane bere realisht gjate ketyre 14 viteve per te kundershtuar qeverisjen e Edi Rames?
Opozitarizmi nuk eshte vend pune ku pret te lirohet karrigia.
Nuk eshte as konkurs pelqimesh ne Facebook, as gare minutash televizive. Pelqimet nuk jane vota. Ndjekesit ne rrjetet sociale nuk jane organizim elektoral. Dhe studiot televizive nuk jane terreni i zgjedhjeve.
Sidomos perballe nje pushteti qe perballet me akuza serioze per autokraci elektorale, per perdorimin e burimeve shteterore, presionin mbi zgjedhesit dhe deformimin e konkurrences elektorale.
Demokratet nuk luftojne per te qene opozita e Edi Rames. Ne kerkojme largimin e tij permes votes dhe marrjen e pergjegjesise per te qeverisur Shqiperine, jo per te korrigjuar regjimin e Rames.Kerkojme largimin e tije,qeveri tranzitor ose teknike, per te krijuar kushte qe Shqiperia te shkoje ne zgjedhje te lira ,pa autokraci elektorale,pa krime zgjedhore dhe pa patronazhim.
Nje studio televizive nuk duhet te kthehet ne lavanderi morale, ku cdo shprehje hyn si urrejtje dhe del e paketuar si revolte qytetare.
Por secili perfaqeson veten. Jo brezin e ri. Jo studentet shqiptare.Jo te gjithe qytetaret qe protestojne dhe kerkojne ndryshim.
Askush nuk duhet t’ia faturoje nje brezi te tere fjalet e nje individi. Por individi duhet te mbaje pergjegjesi publike per ate qe thote.
Duhet te kuptojne se alktivizimi nuk eshte certifikate virtyti.
Shqiperia nuk ka nevoje per veteshpallje elitash qe trashegojne mendesite me perjashtuese te regjimit te vjeter komunist dhe i prezantojne si progres, madje edhe si mendim qytetar.
Demokracia nuk eshte gare mes te vjeterve dhe te rinjve. Eshte gare idesh, vlerash, alternativash dhe besimi qytetar.
E prova e demokracise nuk fillon aty ku mbaron jeta e kundershtarit, nuk eshte sa bukur flet per lirine tende, deshirat e tua,por nese e pranon lirine dhe dinjitetin e atij qe nuk e duron dot
Gazeta RD