Nuri: Jemi zyrtarisht në diktaturë!

Avokati Franc Nuri ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të qeverisë për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, duke e cilësuar këtë masë si një formë presioni që tregon se jemi zyrtarisht në diktaturë.

I ftuar në Syri TV, Nuri akuzoi kryeministrin Edi Rama se, ka miratuar me urgjencë një akt normativ, pa diskutim në Parlament, përmes të cilit parashikohen gjoba nga 5 mijë lekë të reja deri në 500 mijë lekë të reja (5 milionë lekë të vjetra) për kundërvajtjet e lidhura me protestat.

Sipas tij, me këto masa qeveria po ndryshon strategjinë për të frenuar protestat, duke kaluar nga arrestimet dhe shoqërimet në polici te ndëshkimet financiare.

“Pak a shumë, taksa e diktaturës. Ne e kemi prej vitesh që themi se po rrëshqasim në diktaturë. Tashmë mund të themi zyrtarisht që kemi hyrë në diktaturë”, u shpreh Nuri.

Ai solli në vëmendje edhe pretendimin e një protestuesi të shoqëruar në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, i cili kishte deklaruar se ishte paralajmëruar nga policia se, në rast përsëritjeje, gjoba do të ishte dhjetëfish më e lartë.

Nuri i cilësoi këto masa si ekstreme, duke argumentuar se ato synojnë të ushtrojnë presion financiar ndaj qytetarëve dhe të dekurajojnë pjesëmarrjen e tyre në protesta.

“Pak a shumë, taksa e diktaturës. Ne e kemi prej vitesh që themi se po rrëshqasim në diktaturë. Tashmë mund të themi zyrtarisht që kemi hyrë në diktaturë, sepse këto masa ekstreme, kështu u cilësuan edhe nga mediat ndërkombëtare, u morën javën e kaluar nga qeveria shqiptare. Edi Rama mblodhi qeverinë para 6 ditësh, javën e kaluar, dhe miratoi një ligj, një akt normativ me fuqinë e ligjit, pa pyetur fare parlamentin, pa pritur që të mblidhej parlamenti fare, pa diskutuar asgjë, me urgjencë, duke e justifikuar me urgjencën e situatës së krijuar, sipas tij.

Dhe ka miratuar disa norma që vendosin gjoba nga 5 mijë lekë të reja, pra 50 mijë lekë të vjetra, deri në 5 milionë lekë të vjetra për çdo protestues.

Është e njëjta gjë si me gjobat e automjeteve, ku për gjobat e parkimit, për shembull, por nga 10 deri në 30, ata kanë një marzh që mund të vendosin gjoba. Këtu kemi të bëjmë me kundërvajtje administrative. E panë që ndoshta me masat e sigurisë personale, me arrestet me burg, me arrestet në shtëpi, me presionin policor, nuk i funksionoi deri diku.

Atëherë qeveria Rama ndryshoi strategji, duke vendosur gjoba dhe duke ia lënë këtë si kundërvajtje administrative Policisë së Shtetit. Dhe policia tashmë ka filluar me gjoba të ulëta, si fillim me 50 mijë lekë të vjetra, por, sikundër e dëgjova edhe pak më herët, para se të vija në emision, një nga protestuesit që ishte shoqëruar në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë dëshmonte se i ishte thënë: “Herën e parë e ke kaq, herën e dytë do ta kesh 10-fish gjobën”, dhe më pas ajo gjoba ekstreme prej 5 milionë lekësh të vjetra”, u shpreh avoakti Nuri.

About Redaksia

Check Also

3 Nëntor 1944/ Masakra komuniste që goditi tre anëtarë të familjes Deliallisi u pushkatuan pa gjyq!

Shkëlqim LEPENICA Në vjeshtën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po përfundonte, forcat …