Përshkallëzohet protesta, iu vihet flaka koshave të mbeturinave

Situata në protestën e kësaj të shtune është përshkallëzuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë regjistruar incidentet e para mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Disa të rinj me fytyra të mbuluara kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë pozicionuar në zonën pranë ministrisë.

Ndërkohë, disa protestues të tjerë kanë afruar dy kosha mbeturinash pranë autobotit të ujit të policisë dhe u kanë vënë flakën. Një prej efektivëve ka ndërhyrë me bombolën kundër zjarrit, duke shuar flakët brenda kazanëve.

Pamjet tregojnë momentin kur protestuesit u vënë flakën koshave, ndërsa situata në zonë vijon të jetë e tensionuar.

About Redaksia

Check Also

Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me piper për të shpërndarë qytetarët

Protesta e studentëve vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestuesit përdorin lazer duke …