Korrupsioni në Bashki dhe në Ndërmarrjen e Ujsjellës-Kanalizimeve po helmon Vlorën

Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Vlorë, nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PDSH-së, z.Rezenbrik Serjani

Skandali i dy ditëve të fundit me përgjegjës direkt Bashkinë Vlorë, Kryetaren arrogante të saj dhe drejtuesit e korruptuar të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Vlorë; ku një grup fëmijësh u paraqitën pranë Spitalit Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe me simptoma të theksuara helmimi, duket se ka detyruar institucionet e përgjumura patronazhiste të Vlorës të kujtohen mbi shkaqet reale që çuan në këtë situatë dhe ti detyroje keto te fundit per te bere punen qe kane detyrim institucional dhe ligjor.

Sipas rezultateve të analizave biokimike, helmimi i fëmijëve dyshohet se ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm me E. coli, bakter që eshte tregues i ndotjes fekale dhe i pranisë së ujit te kontaminuar.

Akoma më tej, analizat dhe provezat e marra nga depozitat e ujit që furnizojnë lagjet e qytetit të Vlorës tregojnë, se klorifikimi në burimet që furnizojnë pothuajse të gjithë rrjetin e ujësjellësit të qytetit është nën normat e nevojshme. Një situatë e tillë eshte jashtëzakonisht serioze mbi sigurinë e ujit që mbërrin në çdo rubinete, te çdo familje vlonjate.

Kjo situatë i ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e përgjegjshmërisë institucionale. Këtu kemi të bëjmë me një rast flagrant, ku ndërthuren korrupsioni, papërgjegjshmëria institucionale dhe shkelja e të drejtave themelore të njeriut, duke e kanalizuar këtë situatë drejt një krize të rëndë humanitare.

KORRUPSIONI JU KA VESHUR SYTË!

Kryetarja e Bashkisë Vlorë dhe i gjithe ekipi drejtues i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve si vater gangrene korrupsioni dhe abuzimi me aksionere lubine e Bashkisë Vlorë dhe gjysma tjetër nga lubia Balluku, janë shndërruar në një tufë drejtuesish anormale që, në emër të korrupsionit dhe interesave të tyre, po shkelin çdo normë institucionale, morale dhe humane.

Sot qyteti i Vlorës ndodhet përballë një krize të rëndë të shëndetit publik, me pasoja potencialisht humanitare. Qyteti prej vitesh është nën thundrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit institucional. Ujësjellësi i Vlorës është rasti tipik, institucioni gangrenë që çdo ditë po e ha, po e bluan dhe po e shkatërron këtë qytet.

Miliona euro tendera, miliona euro prokurime, miliona euro gjoja investime dhe sot, pas gjithë këtyre viteve, përballemi me raste tronditëse mbi kontaminimin e ujit të pijshëm që furnizon familjet vlonjate.

Ku kanë shkuar milionat e tenderave? Ku kanë përfunduar milionat e investimeve? Kush mban përgjegjësi për këtë situatë?

Rasti në fjalë, krahas mungeses se ujit, rrezikojne drejtpërdrejt përditshmërinë, shëndetin dhe jetën e çdo familjeje vlonjate. kontaminimi i depozitave të ujit dhe të rrjetit të furnizimit kanë prekur një çështje jetike për qytetin, duke shkelur çdo normë njerëzore, morale dhe institucionale.

Në Vlorë duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme!

Kryetarja e Bashkisë Vlorë dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve duhet të jenë objekt i menjëhershëm i hetimeve penale, për të zbardhur përgjegjësitë dhe për të vënë përpara drejtësisë çdo person që ka kontribuar, me veprime apo mosveprime, në krijimin dhe lejimin e kësaj situate.

I bëjmë thirrje Prefektes së Qarkut Vlorë të mbledhë në mënyrë urgjente strukturat dhe ekipet e emergjencave civile, për të vlerësuar situatën dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Vlorës të nisë menjëherë hetimet, të sekuestrojë dokumentacionin përkatës, të verifikojë analizat e ujit, tenderat dhe investimet ndër vite dhe të identifikojë përgjegjësit. Kemi të bëjmë me një rast të rëndë të cenimit të shëndetit publik dhe që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi penale.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë sot minimalisht duhet të japë dorëheqjen!

Vlora nuk mund të vazhdojë të paguajë faturën e korrupsionit, të klientelizmit dhe të keqmenaxhimit institucional.

About Redaksia

Check Also

Komisioni Zgjedhor/ Bylykbashi: Prioritet absolut rekomandimet e OSBE-ODIHR, hapja e listave!

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi kërkoi nga mazhoranca socialiste në komision, t’i rikthehet normalitetit …