Deklarata e Ambasadorit amerikan. “Edukimi amerikan po përgatit rininë për të udhëhequr”

Diplomati amerikan ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it, në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

Gjatë vizitës, ambasadori Wendt u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë shqiptarë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

Deklarata e Ambasasadës amerikane

E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Wendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara.

About Krye Redaktor

Check Also

10 banorë jetojnë në qiell të hapur, Bashkia Vlorë në indeferncë totale

Pamjet e transmetuara nga portali Blic News, një media serioze dhe me integritet, dëshmojnë një …