E kanë vendosur në shënjestër/ Shqiptarët u ngritën kundër Ramës jo kundër Trump

Edit HARXHI
Zhvillime të vrullshme këto ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të mesmandatit në Amerikë. Natyrisht Amerika më mirë se çdo shtet tjetër në botë di të bëjë atë check&balance (kontroll dhe balancë) të pushteteve, por Donald Trump do të jetë President i botës edhe dy vitet e ardhshme, dhe këto vite do të jenë edhe më të rëndësishme për rendin e ri global! Thjeshtë, ajo bëhet më e fortë.
Në Shqipërinë tonë të vogël lëvizjet tektonike të Amerikës ndihen shumë dhe fatkeqësisht shumë shqiptarë nuk e kanë kuptuar se loja nuk u mbyll me ardhjen në Kongres të Demokratëve. Njerëzit ankohen pse nuk b’zan Ambasadori Amerikan, por harrojmë që para disa mujash bërtisnim kundër guvernatorëve të huaj. Diplomacia e vërtetë vepron, dhe nuk ka nevojë të bërtasë!
Pas një raporti shokues të Komisionit Europian për Shqipërinë, sikur ta kisha shkruar unë, Rama po përpëlitet edhe më shumë, sepse e di se nga po i vjen fundi! Nga njëra anë ashpërsimi i toneve nga euro-deputetët gjermanik kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri dhe kërkesa e tyre për qeveri teknike, e nga ana tjetër furia e hakmarrjes ndaj Vucicit dhe shpurrës së tij në Beograd, e kanë lënë Ramën pa tekst. Ajo çfar po ndodh në Beograd pa pasur ende qeveri në këmbë, dhe publikimi i materialeve Sky-encrochat, tregon qartë se partnerët ndërkombëtarë i kanë në shënjestër tashmë autoritarët e Ballkanit dhe jo vetëm. Rama është i tmerruar nga ato që mund ti dalin ditët në vijim.
Mbështetja në Beograd dhe Tel Aviv i iku. Parisi dhe Brukseli mezi po frymojnë; zonja Meloni po mundohet të tregohet e fortë; Spanja në fund të muajit duket që po shkon djathtas. Ai është për herë të parë në këto 13 vite, i pashpresë ndërkombëtarsht!
E për këtë arsye dje riktheu Sorosin mik, dhe sot tregoi në Dublin se nuk ka lidhje me Trump, madje i dha një leksion “të mirë” gjeopolitik Europës, znj. Von der Leyen dhe “fëmijëve” të saj. I kanë dorëzuar politikën e jashtme Trump-it tha Rama, e prandaj janë në këtë gjëndje të mjerueshme sot.
Rama e di mirë se nga po i vjen me shpejtësi e keqja. Diktatorëve më parë iu largojnë enturazhin e ngushtë politik e më pas i rrëzojnë!
Pritet përgjigja nga Sekretari Rubio mbi letrën e Joe Wilson dhe Kieth Seff për situatën në Shqipëri dhe për të shpallur disa “non grata”.
Ambasadori Wend duket plotësisht në aksion. Para Skëndërbeut bëri betimin për shqiptarët.
Ndërkohë në Abu Dabi në negociatat trepalëshe Rusi-Ukrainë dhe USA+BE deklarohet se Yalta 1 ka mbaruar dhe tashmë nëse do të ketë paqe do të
mund të ketë një Yaltë 2. E për këtë arsye Ballkani duhet të pastrohet nga autokratët. Rama e di që është çështje ditësh dhe as Macron, apo Von der Leyen e aq më pak Alexi nuk e shpëtojnë dot më.
Shqipëria jonë pritet të nisë një epokë të re, të përfundojë tranzicionin pre-demokratik së shpejti.
Samiti i NATOs dihej që nuk do të realizohej në një vend që është sponsori kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës. Kjo e sotshmja ishte thjeshtë pranimi i fajësisë nga Rama vetë.
Në fund të një epoke, edhe kjo lufta e katundit tonë ku të gjithë janë kundër të gjithëve, është e pranueshme në kohë ndyshimesh të mëdha.
Shqiptarët u ngritën kundër Ramës dhe shpurrës së tij dhe jo kundër Trump.
Tashmë të shohim fundin, por mos harrojmë që ne e bëjmë ndryshimin këtu, dhe si gjithëmonë nuk e di pse mbetemi të fundit për ndryshim!
Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

About Krye Redaktor

Check Also

Del pasaporta e falsifikuar e Irena Gjoka-Maneku…./Kishte ‘humbur’ në SPAK

Jamarbër Maltezi publikon pasaportën e falsifikuar të gjyqtares të keqpërdorur nga Rama, Irena Gjoka me …