Kryetarja e Partisë Demokratike në Vlorë, Nada Meçorapaj, së bashku me drejtuesin politik të PD-së për Vlorën, Aurel Bylykbashi, kanë zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Rajonet 2, 3 dhe 4.
Takimi është zhvilluar në kuadër të procesit të propozimit të kandidaturave për përfaqësimin e demokratëve në pushtetin vendor.
Gjatë diskutimeve është vënë theksi te rëndësia e një procesi gjithëpërfshirës, ku propozimet të marrin në konsideratë zërin e strukturave, kontributin ndër vite të anëtarëve të partisë dhe besimin e qytetarëve.
Përmes këtij procesi, drejtuesit e PD-së në Vlorë synojnë që përzgjedhja e kandidaturave të nisë nga baza, duke e konsideruar organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat si elementë të rëndësishëm për përfaqësimin në pushtetin vendor.
Gazeta RD