Pasi marshuan në rrugët kryesore të Tiranës duke u bërë thirrje dhe të tjerëve të bashkohen, protestuesit tashmë janë vendosur para kryeministrisë. ‘Nuk jemi të ‘varfër jemi të vjedhur o njerëz’ thotë një protestuese për mikrofonin e Syri Tv.
Protesta ka nisur prej mesditës së sotme para ministrisë së Arsimit. Më pas protestuesit marshuan drejt rrugës së Kavajës, ‘Myslym Shyri’ dhe tani (17:26) ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë ku i bëjnë thirrje Ramës të japë dorëheqjen.
Protesta ka qenë e qetë, por janë vënë re kordone të shumta policore që u kanë bllokuar kalimin.
Gazeta RD