Dyert e PD të mbyllura! Lul, burrni nuk të jep ngujimi tek kulla e zyrës

Nga Mimoza HAJDARMATAJ

Dyert e PD të mbyllura…turp e faqja e zezë…

Shtëpia e Lirisë, djepit të çertifikimit të Shqipërisë në NATO, lëvizjes së lirë, pa viza në BE dhe shumë fitoreve të tjera, nuk mund të kyçet nga uzurpatorë dhe çeta njerëzish pa asnjë identitet.

Selia e PD ka qenë e hapur dhe në konfliktin e egër me kallashnikovë të ’97 sepse ajo ishte vatra ku njerëzit shihnin shpresën e ndezur, se Shqipëria do i kthehej stabilitetit, e jo më tani që kemi breza të lindur e të rritur në liri.

Lul!

Burrni nuk të jep ngujimi tek kulla e zyrës, por dalja me dinjitet dhe kërkimi ndjesë gjithë demokratëve e shqiptarëve për 9 vite mashtrim dhe abuzim me besimin dhe mbështetjen e tyre.

Shqiponjat do kthehen në fole dhe nuk ka asnjë pengesë në botë ti ndalë.

Me dt 8 Janar, do të na kesh aty, të ta bëjmë të ditur sërish se selia e PD është shtëpia e demokratëve dhe jo bunker ku struken pengjet.

About Redaksia

Check Also

Spiropali ja plas në sy Ramës/ “Shteti duhet të ndahet nga Partia, të korruptuarit në burg”

Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, ndërsa nuk dinte se mbi ç’bazë ligjore po …

Leave a Reply