Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend akuzoi ministren e Arsimit për shkatërrimin e sistemit arsimor në vend. Ai tha se, universitetet janë sot në kohën më të vështirë të tyre, arsimi është në rënie vertikale.
Berisha kritikoi vendimin për transformimin e korpusit të Fakultetit të Shkencave në Universitetin e Korçës në gjimnaz, duke e cilësuar të papranueshëm marrjen e ambienteve universitare. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për braktisjen e studentëve dhe për politikat që, sipas tij, po pengojnë të rinjtë nga zonat jashtë Tiranës të ndjekin studimet e larta.
Berisha: Vlerësojmë vazhdimin e traditës frankofone dhe konsolidimin e saj, në të cilat në mënyrë të padiskutueshme liceu i Korçës ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm.
Por absolutisht e konsideroj të papranueshme që të merrni korpusin e fakultetit të shkencave të universitetit të Korçës dhe ta transformoni në një gjimnaz.
Edhe në qoftë se për një moment ta zëmë se nuk ka studentë për shkencat në atë universitet, përshtaten programe të tjera për degë të tjera të cilat janë me qindra, por universiteteve nuk u merren, siç bëni ju, as mjediset, as pronat.
Korça ka hapësira, ka mundësira dhe ajo ndërtesë duhej ndërtuar nga e para dhe jo të veproni në këtë mënyrë.
Njerëz që mund t’u thuash çdo epitet, por nuk dua të prish gojën.
Të njëjtën gjë bëri me kampusin e studentëve në Tiranë.
Në vend se ta ndërtoni me projekte e me të gjitha, e merrni dhe ia jepni dhe i lini studentët për të shkuar në universitetet e botës se nuk përballojnë dot qiranë.
Ti je një mëkatare e madhe, je një shkatërrimtare e arsimit, për historinë e turpit.
PISA, që është vlerësimi më serioz i sistemit parauniversitar, për herë të parë detyrohet për Shqipërinë të vendosë asterikse dhe të thotë nuk zbatuan kriteret e kërkuara për zbatimin e saj.
Një manipulatore, një falsifikatore edhe me arsimin.
Prandaj të mban ty.
Çfarë ke ti? Ti je një skllave e atij Padrinos ti, që zbaton verbërisht urdhrat e tij.
Universitetet janë sot në kohën më të vështirë të tyre.
Në periferi ato po mbyllen sepse mesatarja e caktuar për të hyrë në universitet nuk kapet dot nga 80 përqind të gjimnazeve jashtë Tirane.
Në të gjithë kohërat arsimi ka pasur një nga misionet kryesore të tij luftën ndaj varfërisë.
Dhe ju i godisni zonat e varfra me mesatare me një mendësi të vjetër të etërve të Edi Ramës, të cilin e kishin privilegj studentët.
Dhe për dekada e mbanin universitetin 5 mijë deri në 7 mijë. Mbase mund të ishin 70 mijë që donin të hynin, nuk pyesnin fare.
Dhe këta e përgjysmuan numrin e studentëve në këto vite.
E përgjysmuan.
Gazeta RD