Berisha tha se Gonxhe ishte rrëzuar fillimisht nga juria në konkursin për pranimin në Lice, por më pas kishte hyrë në këtë shkollë pasi gazetat e kohës kishin publikuar historinë e vizatimit. ‘
Berisha: Edhe ky këtu, më fal se do lexoj pak se si u bë piktor ky.
Dëgjojeni pak, prisni tani, dëgjoni pak këtu.
‘Doktor, si shkoi Blendi Gonxhe në lice për pikturë se piktor nuk u bë asnjëherë’.
Do e lexoj këtu pak, se është shumë e bukur.
‘Doktor, në vitin e largët 1976, Enver Hoxha shkoi në Gjirokastër dhe të nesërmen e arritjes do të takohej me popullin.
Agimi, ish-shefi i shëndetësisë i divizionit, do të ishte në rreshtin e parë.
Ai i thotë djalit: Blendi, i cili ishte 8 vjeç dhe shkonte në rrethin e pikturës në Shtëpinë e Pionerit, Blendi vizatoje makinën e xhaxhit Enver.
Blendi në një letër format 4 e vizatoi një Mercedes dhe vuri targën.
Të nesërmen, Agimi, i ati, ulur në rreshtin e parë, e shtyn Blendin dhe i thotë, ik tregoja pak xhaxhit Enver vizatimin.
Blendi shkoi dhe shoku Enver, si gjigant që ishte, i thotë Agimit, dhe Agimi se kishte frikë se mos ishte i deklasuar, Agimi i thotë i imi shoku Enver, me shumë krenari për të’.
Por kur ky shkoi dhe u paraqit në konkurs në lice, e rrëzoi juria.
Dhe tani si hyri?
Hyri duke dërguar gazetat që shkruajtën se Blendi vizatoi makinën e xhaxhit Enver.
Gazeta RD