Marta Kos, porosia e Pashiqit shqiptar dhe vazhdimësia e rrjetit të vjetër

Nga Bislim AHMETAJ

UDB-ja dhe Sigurimi i Shtetit kanë bashkëpunuar ngushtë përgjatë gjithë ekzistencës së tyre.

Një sintezë e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi është edhe shërbimi që Marta Kos i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Vuçiçit në Tiranë, kryeministrit në detyrë të Shqipërisë.

Siç e cilësonte gazetari i njohur gjerman Michael Martens, në fund të shtatorit 2023 në rrjetin e tij “X”

“Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikolla Pashiç.”

Kos erdhi me porosi të Pashiçit shqiptar, pikërisht dy ditë para protestës së madhe që shqiptarët kanë paralajmëruar të zhvillojnë në Tiranë, më 28 dhe 29 Nëntor.

Një protestë ku kërkohet dorëheqja pa kushte e qeverisë së Edi Marrës.

Kos nuk do të mund ta kthejë në hirrë lumin e «qumështit» që ka vërshuar nga të katër anët e Europës për t’u bashkuar me protestuesit, të cilët sonte mbushin 180 ditë në protestë kundër një qeverie që i vjedh, i arreston, i dhunon dhe i detyron të braktisin tokën, shtëpinë, fshatin dhe atdheun.

Pretendimet për lidhjet e Kos-it me shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë kanë ngritur pikëpyetje serioze politike, ato nuk janë hamendje apo dyshime, janë raportuar nga burime të besueshme Sllovene.

Çdo përpjekje dhe çdo shërbim për t’ua zgjatur jetën në pushtet trashëgimtarëve të Sigurimit të Shtetit në Shqipëri është i destinuar të dështojë.

Zonja Kos!

Je dekonspiruar keq, të lexohet në ballë misioni i marrë në Beograd, si pasoj e dosjes që të mban peng për të mbështetur një punëtor të zellshëm të Serbisë në Tiranë.

Kos, të ka dalë boja!

Je bërë hirrë, njëlloj si Edi Marrja.

As thitë e Milotit nuk të qasin më!

About Redaksia

Check Also

E vërteta mund të zhytet…por nuk mbytet!

Nga Iva V. GRILLO Zonja Spiropali, nuk harron që në daljet e saj më të …