Shehaj: Drejtësia të veprojë, kryeministri dhe ministrat nuk janë të paprekshëm!

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e investitorit strategjik, ku kryeministri Edi Rama i ka dhënë tokë publike burrit të ministres Olta Xhaçka në Dhërmi.

Në postimin e tij në Facebook, Shehaj i ka bërë thirrje drejtësisë të veprojë pasi është shkelur hapur Kushtetuta. Sipas Shehajt, në një vend ku sundon ligji, Kryeministri dhe ministrat nuk janë të paprekshëm.

Postimi i Agron Shehajt

Rama pranon se, veç të tjerave, i ka dhënë ministres së tij Xhaçka, pronën publike në përdorim.

Rama dhe Xhaçka shkelën haptas Kushtetutën dhe Ligjin.

Drejtësia duhet të tregojë se në një vend ku sundon ligji, Kryeministri dhe ministrat nuk janë të paprekshëm.

About Redaksia

Check Also

“The Daily Signal”: Berisha do të udhëtojë drejt SHBA, Departamenti i Shtetit po përmbys politikën në Shqipëri

Një kundërshtar i hapur i megadonatorit hungarezo-amerikan George Soros më në fund mund të vizitojë …

Leave a Reply