Siç hyri po del “Haxhi Qamili i shekullit 21”

Nga Redin HAFIZI

Ka nisur te jetoje vetem brenda cmendurise se tij dhe beson se kjo cmenduri eshte ndertesa nga drejton qeverrine. Perjashton gazetare nga konferencat e shtypit me nje gjuhe anadollake te denje per regjimet me te egra diktatoriale. Ka humbur kontaktet me realitetin dhe vertet beson se si i cmendur mund te terheqe zvarre nje komb te tere. Harron se qe te vazhdoje ne kete rruge duhet qe te zgjohet dhe te shohe qytetaret nga dritarja. Kjo ndoshta do e kujtoje se qerane e nderteses se kryeministrise ku ai ka zyren e paguajne ata qytetare te cileve po u merr shpirtin dhe po i terheq zvarre. Jane keta zotet e shtepise dhe kane te drejten ta nxjerrin per leckash perjashta pasi nuk po rrespekton kontraten me qytetaret. Kjo eshte demokracia.

Rama erdhi ne pushtet si Haxhi Qamil, permes thirrjeve kunder NATO-s dhe protestave te dhunshme me qellim sabotimin e marreveshjeve te qeverrise Shqiptare per liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat per ne BE. Rama dhe Veliaj krijuan levizjen e dhunshme te radikaleve te majte ne ate kohe dhe ulerimat e tyre neper sheshe dhe rruge synonin te largonin Shqiperine nga Europa dhe aleanca ne SHBA. Cadrat e ngritura ne bulevard dukeshin si fushimi i hordhive antishqiptare te Haxhi Qamilit ne muret e keshtjelles se shtetit Shqiptar. Levizja e ketyre haxhiqamilisteve synonte qe keta anarshiste te merrnin frenat e drejtimit te qytetareve Shqiptare.

I mblodhen bandat kriminale ne te gjithe vendin, hajdute, kriminele, mashtrues, dallkauke e kundershtare te moralit per te jetuar e qeverrisur dhe derdhen gjak ne bulevard e kudo ne Shqiperi. Permes dhunes moren pushtetin per te mbajtur Shqiperine jashte integrimit ne Europe. Pas nente vjetesh Shqiptaret jane ne kufirin e varferise ekstreme dhe shume larg Europes. Ne kryeministri dumbabistet dhunojne Shqiptaret dhe nuk kane asnje alternative per te bere me mire. Ka ardhur momenti qe Shqiptaret t’i pergjigjen me te njejten gjuhe arrogances kriminale te Edi Rames. Ai erdhi si Haxhi Qamili i shekullit 21 ne politiken e Shqiperise dhe pergjigjen tashme duhet ta marre nga qyteraret.

Pergjigja duhet te jete ekstreme ne perputhje me angazhimet e nje vendi qe kerkon te shkoje drejt perendimit. Armiku i Shqiptareve e ka vendin ne burg per tradheti kombetare. Shqiperia e Rames po shkon drejt lindjes edhe pse propaganda flet gjithe diten per perendimin. Ne 7 korrik duhet te jete vetem fillimi dhe fundi duhet te jete drejtesia. Mjaft me marreveshje per rrotacion. Duhet drejtesi qe fenomeni te etiketohet me emrin e vertete. Nese drejtesia do te veproje si ne rastin e Haxhi Qamilit atehere ne historine e Shqiptareve do te mbetet shprehja “Tradhetar si Edi Rama” duke arkivuar per gjithnje tradhetine e Haxhi Qamilit. Per kete nuk vlejne marreveshje qe vijne nga protesta, por kerkohet nje zemerim kombetar qe te detyroje drejtesine te veproje. Nese kjo nuk ndodh atehere do te kete shprese per tradhetaret e kriminelet e kombit, pra kurre nuk do te kete paqe dhe demokraci.

Mund të jetë një imazh i 1 person

About Redaksia

Check Also

Rama para pensionistëve si hajdut xhepash!

Nga Petrit VASILI Brutal dhe vulgar, i paaftë dhe i paditur, grabitqar dhe plaçkitës si …

Leave a Reply