Në qytetet e Shqipërisë, Tiranë, Shkodër dhe Elbasan do të mbahet java e Kulturës Turke. Elementet shumëngjyrëshe të kulturës turke do të promovohen me aktivitete që do të zhvillohen gjatë gjithë javës.
Gjatë Javës së Kulturës Turke, organizuar në kuadër të projektit Javët Ndërkombëtare të Kulturës, që do të realizohen nga Ministria e Kulturës se Shqipërisë gjatë vitit 2022, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, letërsi, teatër, gastronomi, muzikë popullore, kinemaja dhe lojëra për fëmijë që do të mbahen nga data 29 qershor deri më 7 korrik 2022.
Gjatë Javës së Kulturës Turke, e cila është koordinuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, do të promovohen jo vetëm shembuj unikë të pasurisë së kulturës të kontinentit aziatik dhe evropiane, por si dhe vendi ku takohen kombet, kulturat dhe mënyrat e jetesës dhe shtëpia e qytetërimeve të mëdha, dmth Turqisë.
Ngjarjet që tërheqin vëmendjen brenda javës së kulturës turke
Shfaqja “Ngjyrat e Turqisë” e Ansamblit Shtetëror të Valleve Popullore dhe Ansamblit të Muzikës Popullore Moderne të Stambollit do të realizohet për artdashësit më 29 qershor në Tiranë dhe 1 korrik në Elbasan.
Galeria FAB e Universitetit të Arteve në Tiranë është nikoqire e 23 vepra të artistëve të rinj turq me “Kontakti i ngushtë: Ekspozita e artit të ri bashkëkohor” (“Yakin Temas: Genç Guncel Sanat Sergisi”) e cila do të hapet më 30 qershor.
Vend të veçantë zënë aktivitetet e fëmijëve që do të zhvillohen gjatë javës. Do të mbahet shfaqje tradicionale turke me hije Karagoz-Hacivat dhe punëtori për fëmijë. Do të ngrihet teatër për fëmijë me emrin “Drim shop”. Fëmijët gjithashtu do të kenë mundësinë të shohin filmin “Rafadan Taifa: Dehliz Magerasi” në kinema të hapur në Tiranë.
Filmi ,, Druri Ahlat,, ( “Ahlat Agaji”) i regjisorit të njohur Nuri Bilge Ceylan do të shfaqet në Shkodër.
Shembuj të kuzhinës turke, një nga kuzhinat kryesore në botë, janë gjithashtu ndër pikat kryesore të Javës së Kulturës Turke. Ushqimet turke dhe shijet tradicionale të rrugës do t’i prezantohen popullit të Shqipërisë në Tiranë në datat 2 dhe 3 korrik nga kuzhinierë të aftë turq.
Në Shqipëri në kuadër të programit së javës letrare të kulturës Turke do të mbahet një ngjarje “Stryëalk”. Në këtë ngjarje nën qiell të hapur, adhuruesit e letërsisë në Tiranë e kishin mundësinë ta lexojnë librin “Supermeni i Vogël” prej Mevlada Idris Zengin, një prej shkrimtatëve më të rëndësishëm të librave për fëmijë dhe të rinj në letërsinë Turke, e cila nuk është më mes nesh.
Një ngjarje tjetër e rëndësishme për programin letrar është Programi TEDA për mbështetjen e përkthimit dhe botimit që e proçeson Ministria e Kulturës dhe Turizmit prej vitit 2005,e cila përbëhet prej afërsisht 300 libra të përkthyera dhe të botuara prej gjuhës turke ne gjuhë shqipe nga botues në tre shtete shqipfolëse (Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut). Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për vizitorët në Bibliotekën Kombëtarë Shqipëtare prej 3 deri me 12 korrik të vitit 2022.
Në kuadër të programit letrar do të ketë edhe intervista të shumta dhe ngjarje për autorët nënshkrues.Tre autorë të rëndësishëm, Jalvaç Ural, Gjerkem Jeltan dhe Tarik Tufan, veprat e të cilëve dhe më herët kanë qenë të botuara në gjuhë shqipe, do të takohen me lexuesit e tyre dhe do të nënshkruajnë librat e tyre të botuara në gjuhë shqipe në ngjarjet që do të mbahen në Tiranë dhe Skodër me 5,6 dhe 7 korrik të vitit 2022. Bisedat e autorëve dhe ngjarjet e autorëve nënshkrues do të mbahen në bashkëpunim me Institutin Junus Emre – Qendra Kulturore Turke Shkodër dhe botuesit Shqipëtarë të autorëve Turq. Në anën tjetër, me 5 korrik të vitit 2022 në ora 14:00 do të nënshkruhet memorandum për marrëveshje mes Bibliotekës Nacionale Turke dhe Bibliotekës Nacionale të Shqipërisë. Pothuajse 300 libra të përkthyera prej gjuhës turke në gjuhë shqipe do të jenë të ekspozuara në Bibliotekën Kombëtare Shqipëtare prej 2 deri me 13 korrik, pas së cilës librat do të dhurohen në Bibliotekën Kombëtare Shqipëtare. Aktivitetet në bibliotekë do të vazhdojnë me biseda dhe ngjarje me autorër nënshkrues ku shkrimtarët Turk do të takohen me adhuruesit e tyre në Shkodër.
Programi i Javës së Kulturës do të përfshijë dy ngjarje të rëndësishme të librit për turkologun e njohur shqiptar Tahir Dizdari, duke pasqyruar marrëdhëniet e ngushta kulturore mes dy vendeve. Vepra me titull “Jeta dhe vepra e Tahir Dizdarit”, botuar nga Kryesia e Turqve jashtë vendit dhe komunitetet e afërta (YTB), do të prezantohen para popullit të Shqipërisë me program që do të mbahet më 4 korrik.
Libri i ri me titull “Citate turke në shqip” i botuar nga Instituti i Gjuhës Turke (TDK ose TDK) i Republikës së Turqisë do të takohet me botën letrare në Shqipëri më 6 korrik.
Shfaqja e baletit Guldestan, një nga shfaqjet më të njohura dhe madhështore të Operës dhe Baletit Kombëtar të Turqisë, do të realizohet në skenën e Tiranës, ndërsa në Shkodër do realizohet në skenën e Teatrit Kombëtar Turk “Bir Nefes Dede Korkut”.
Orkestra e Ansamblit të Xhazit të Komandës së Forcave Ajrore do ti gërshetoj meloditë e Anadollit dhe ato të Ballkanit, muzikën klasike dhe popullore me ritmet e xhazit kurse koncerti do t’u dhurojë artdashësve një natë të paharrueshme.
Java e Kulturës Turke do të mbyllet me koncert të shoqëruar nga virtuozi i njohur i violinës Elvin Hoxha Ganyev, ku Orkestra Simfonike Shtetërore e Stambollit do të organizojë festë muzikore para publikut.