Kryetari i Vatrës në Michigan, Valentin Lumaj tha gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me kryetarin e PD, Berisha se, protesta duhet të zhvillohen të vazhdueshme deri në rrëzimin e kësaj klike.
“Ne si Diasporë, të majtë dhe të djathtë, të gjithë, ka një pakënaqësi për këtë realitet shqiptar. Vazhdoni protestat si mjeti i fundit demokratik që iu ka mbetur shqiptarëve për të realizuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Është keqardhje e madhe. Më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton në emigracion. Mbi 500 mijë shqiptarë u larguan në 8 vitet e fundit, kjo është fatkeqësi. Ju bëj thirrjeve, të rinjve, studentëve, forcave punëtore të mbështesin këtë nismë të shoqërisë civile dhe PD për protesta të vazhdueshme, deri në rrëzimin e kësaj klike të korrupsionit dhe drogës”, u shpreh Lumaj.