Berisha thirrje Diasporës: Mos mungoni në 7 korrik! Jo më zgjedhje pa votë emigrantësh!

• FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA, NË BASHKËBISEDIMIN ME SHQIPTARËT E DIASPORËS

Përshëndetje të përzemërta, ju të dashurve miq, familjeve tuaja!

Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar që komunikoj sot me bashkatdhetarë të mij të emigracionit dhe diasporës shqiptare, nga të katër anët të gjitha kontinentet. Teknologjia na e jep këtë mundësi, por përbashkuese janë idealet tona që na bashkojnë, janë shqetësimet tonë të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Unë e kam pritur me shumë interes këtë takim me ju, para së gjithash për të dëgjuar zërin tuaj, për të dëgjuar opinionet sugjerimet mendimet tuaja, mbasi në bindjen time më të thellë, kontributi juaj, angazhimi i emigracionit dhe diasporës për ti dhënë një përgjigje kësaj situate realisht kritike në të cilën ndodhet vendi, është i domosdoshëm.

Por jo më pak e domosdoshme është gjithashtu njohja e rrolit tuaj në zhvillimet e këtij vendi. De facto në rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuesit e mëdhenj nga Shqipëria. Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur ndaj emigracionit dhe diasporës, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve.

Ju sigurisht lexoni dhe i ndiqni zhvillimet në vend. Por unë shumë shkurt dua të sjell në vëmendjen tuaj, disa nga zhvillimet më dramatike të cilat e bëjnë kritike gjendjen në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit të Republikës pak javë më parë, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë.

Unë do përpiqem t’ju paraqes ju një grafik në rast se teknologjia e bën të mundur të arrijë tek ju. Ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilin një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 arrin të ketë 91%të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë se ç’kishte PPSH në vitin 1991, dhe pas zgjedhjes të presidentit të Republikës kjo përqindje shkon në 99.9 %. Së dyti në vitin 1991 kur Shqipëria hapi kufijtë, shqiptarët u dyndën për të ikur jashtë vendit të tyre nga deti, toka ajri për të shpëtuar nga dhimbjet e tiranisë së mjerimit që trashëguan.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014 pati lëvizje të popullatës, por në Shqipëri popullate rritej çdo vit pa një politikë specifike demografike. Ndërsa pas vitit 2014-të pothuajse u rishfaqën eksodet e shqiptarëve, por kësaj here për fatin më të keq të vendit shtresa e mesme më së shumti. Viti që kaloi në rrafshin demografik, është një kthesë dramatike. Për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se sa vdekje. Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria, si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj.

Së treti nuk dua tu bëj një analizë të hollësishme por do të ndalem vetëm në diskursin e këtyre javëve në Shqipëri. Cili është? Legalizimi i drogës dhe amnistia fiskale për paratë e drogës. Unë e di se edhe në vende të tjera ka debat për legalizimin e drogës dhe ndofta dhe votojnë. Por nga eksperienca shqiptare unë ju them ju me bindjen më të plotë. Së pari droga është krim,. Krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, nuk bën gjë tjetër vetëm se legalizon në një mënyrë ose tjetër krimin që sjell ajo. Në Shqipëri kanabisi që u mboll në vitin 2015-të masivisht, krijoi miliarda e miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në amerikën latine. Dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhuesi kryesor i kanabisit në kontinent por edhe një “hub” kryesor i kokainës dhe drogërave të tjera.

Ka prej jush që jeni mjekë, dhe unë kam qenë mjek, por në të gjitha ato që unë kam lexuar në mënyrë absolute nuk ka një studim përfundimtar për efektet e dobishme përveç qetësimit të dhimbjeve apo nauzës të derivateve të kanabisit.

Së treti në diskursin sot shqiptar ju keni dëgjuar në rrafshin rajonal, Ballkani i Hapur, si projekti sipas Edi Ramës më i rëndësishëm që shkon deri atje si një projekt që parandalon luftën. Ballkani i Hapur u themelua në Novi Sad si një mini-shengen, nga tre shtete, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia. Një aleancë trelaterale. Harta që u paraqit atë ditë nga kjo trojke. Vuçiç, Rama dhe Zaev, paraqiste Kosovën haptasa dhe publikisht si pjesë të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në facebookun e tij edhe Edi Rama dhe më vonë tha se ma publikuan gabimisht asistentët. Ky projekt sipas vetë Aleksandër Vuçiç disa ditë pas samitit të Novi Sad u quajt: Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Çfarë do të thotë kjo për ata që janë të interesuar? Kjo do të thotë rikthim tek doktrina apo ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb, hegjemonizëm që u vendos në dekadën e dytë të shekullit të shkuar dhe që përfundoi me luftërat më të përgjakshme të përsëritura në rajon. Për më tepër ky projekt i hegjemonisë serbe dhe influencës ruse, mbase ju keni dëgjuar se Sergei Lavrov u shpreh një ditë para samitit të Ohrit se mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur, i kundërvihet haptaz nismës së Berlinit, i cili është bashkëpunimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e proceseve integruese në BE.

Unë zgjodha këto tre çështje për të mos u ndalur në listën e problematikës së pafundme me të cilën përballen vendi. Janë këto kushte, janë çmimet stratosferike që rriten gjoja nga lufta në Ukraine më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës dhe ndoshta të Botës. Sot shqiptarët blejnë vezën, qumështion djathin, vajin 107% më shtrenjtë se mesatarja e BE. Nafta është thuajse dy herë më shumë se në SHBA. Krahasohet vetëm me Zvicrën, Finlandën dhe Norvegjinë afërsisht. Për të gjitha këto ne kemi thirrur protestë më datën shtatë, dhe jemi të vendosur që krahas të gjitha formave të tjetra të opozitarizmit të përdorim protestën si një kusht të domosdoshëm për të çmontuatr këtë rrëgjim që ka uzurpuar të gjitha pushtetet pa votën e lirë.

Ju besoj jeni informuar se PS përjashtoi këtë vit, përfundimisht votën e lirë brenda saj. Kryetarët e PS-së sipas vendimit të djeshëm të kryesisë së kësaj partie nuk votohen më nga antarësia kryetarët e degëve, por emërohen direkt nga kryesia dhe Edi Rama njësoj si dikur nga byroja politika dhe Enver Hoxha.

Në këtë kontekst unë do të çmoja shumë angazhimin e diasporës dhe emigracionit, për të ndriçuar në të gjitha forumet dhe institucionet ku ata munden zhvillimet dramatike në Shqipëri. Por dhe për të ndikuar me të gjitha lidhjet e tyre në Shqipëri në angazhimin e shqiptarëve, braktisjen e tyre të shprehjes: ‘Ç’më duhet mua’. Vendimin e tyre për të marrë pjesë në një betejë që ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë dhe rikthimin e pushtetit të votës së lirë në shoqërinë shqiptare.

Ju përshëndes dhe ju falanderoj shumë!

About Redaksia

Check Also

Deputetja e “Forza Italia”: Berisha pati aftësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë!

Deputetja e “Forza Italia” Erica Mazzetti ka vlerësuar takimin në Tiranë me kryetarin e PD, …

Leave a Reply