Rama si Gjici: “Këto investime nuk i keni parë as në Gjermani”

Pak kohë më parë deklarata e Safet Gjicit, se investimet që kishte bërë ai në Kukës nuk ishin parë as në Gjermani, solli ilaritet dhe humor në rrjetet sociale.

Por sot është Edi Rama që e ka bërë një deklaratë të tillë.

Duke folur nga QSUT-ja, ku u hap Pediatria, Rama deklaroi se këto investime nuk ishin bërë as jashtë shtetit.

Gjatë përurimit të pediatrisë së re, Rama deklaroi se kur gjërat bëhen nga e para mund të bëhen edhe më mirë se jashtë shtetit.

“Dikush këtu kur po shikonim sallat tha që këtë strukturë nuk e kemi parë as jashtë shtetit kur kemi shkuar dhe ka një arsye, kjo është mundësia e të qenit më mbrapa, se jashtë shtetit i kanë bërë me kohë. Kur gjërat bëhen nga e para mund ta bësh më mirë se jashtë shtetit”, tha Edi Rama gjatë fjalës së tij në QSUT.

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/ Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqiperi, 118% më të larta se në vendet e BE

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se çmimet e ushqimeve në Shqiopëri janë 118% më …

Leave a Reply