FRPD dënon aktet e shëmtuara të Bashës: Ka uzurpuar dhe blinduar Partinë Demokratike!

FRPD dënon aktet e shëmtuara të deputetit Lulzim Basha, i cili ka uzurpuar dhe blinduar Partinë Demokratike!

Deputeti Basha do të mbahet mend gjatë në historinë e Partisë Demokratike si njeriu që e bunkerizoi dhe dhunoi fjalën e lirë në këtë parti, veprime që vetëm autokratët dhe diktatorët mund t’i bëjnë. Sot ai ka provuar se është thjesht një kopje e Edi Ramës.

Ditën e Shtunë, në orën 12:00, FRPD do të jetë në protestë për të çliruar Partinë Demokratike nga bunkerizimi.

Iu bëjmë thirrje deputetëve dhe administratës së partisë që të mos bëhen palë me autokracinë. Historia do t’ju mbajë mend edhe juve!

Ne iu bëjmë thirrje gjithë të rinjve që duan të shohin një PD më të fortë dhe më të hapur të na bashkohen!

About Redaksia

Check Also

Shehu letër Nikollës: Ndaloni turpin, Kuvendi po i shërben Serbisë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i është drejtuar me një letër të hapur kryeparlamentares …

Leave a Reply