Monza e papërmbajtshme në merkato, kërkon edhe sulmuesin e njohur

Monza është një nga klubet më aktive të Serie A në merkato. Pasi ka blerë Matteo Pessina, Galliani po tenton një tjetër goditje në merkato, synon që të sjellë te debutuesit Edinson Cavanin.

Sulmuesi uruguaian është aktualisht një lojtar i lirë, pasi mbylli sezonin e kaluar me Manchester United. 35-vjeçari kërkohet edhe nga Salernitana, por sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, lojtari po merr kohë që të vendosë me qetësi të ardhmen e tij.

Galliani ka takuar gjatë orëve të fundit agjentët e lojtarit, për të diskutuar nëse ekziston mundësia që Cavani të vijë te Monza. Alternativa të tjera për sulmin e debutuesve janë Andrea Petagna dhe Andrea Pinamonti.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply