Shtëpia e lirisë nuk mund të pranojë kurrësesi pranga blindimi!

Nga Rezenbrik SERJANI

Shtëpisë së lirisë, së demokracisë dhe vlerave të saj, i vendosen prangat e blindimit!

Është makth për të gjithë ne demokratët një marrëzi e tillë, një çmenduri e tillë!

Prangat që Partia Demokratike ua hoqi Shqipërisë dhe shqiptarëve 31 vite më parë, po i vendosen asaj vetë nga një grupazh mikroskopik njerëzish duke e shkelur dhe anatemuar misionin për të cilën PD lindi.

E frikshme dhe e pashkuar nëpër mend për 31 vite të shohësh një realitet kaq të dhimbshëm, sa blindosja e Partisë së Lirisë.

Ky realitet që i dhemb dhe e mundon çdo demokrat, është për ne demokratët jashtë çdo standardi logjik, jashtë çdo hapësire të të menduarit .

Të shikojmë shtëpinë tonë, shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve teksa po persekutohet duke u denatyruar tërësisht nga gjeneza e saj 31 vjeçare dhe ajo ç’ka në të vërtetë përfaqëson, na e shton akoma më shumë motivimin misionar të shpëtimit të shtëpisë sonë të lirisë, e vatrës sonë të demokracisë, nga një grupazh mjeranësh, nga një grupazh të marrësh politik.

Bunkerizimi i shtepisë sonë, blindimi i saj, shndërrimi, denatyrimi dhe persekutimi që po i bëhet janë thirrje misionare shpëtimi, thirrje që buron për demokratët dhe është muza e udhëheqjes sonë drejt lirisë, drejt rikthimit të vlerave demokratike.

Të gjithë bashkë në 8 janar!

Të gjithë bashkë për PD!

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike dhe misionin tonë historik të Rithemelimit!

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply