Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në Urgjenën e QSUT njerëzit janë të shtrirë në dysheme, mungojnë shtretër, mungon personeli, mungojnë ilaçe e çdo gjë. Një vajzë që ka shkuar në urgjencë ka paguar 10 mij Lekë të vjetra për ta shtrirë në atë krevat që duket në foto.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT!
Nuk ka shtetër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme.
Shtrati shitet me 10 mijë lek.
Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
Doktor mirmgjesi. Me erdhi sot mgjes. Denoncoje po munde. Ky eshte nje skandal qe ka ndodhur dje pas dreke tek urgjenca QUST.Ku nje punonjeseje te nje fasonerie ne Tirane i ka ra te fiket ne orarin e punes brenda ne nje fsoneri ku lageshtira dhe temperaturat arrijne 36-38 grande. Ne urgjenen e QSUT njerzit jane te shtrire ne dysheme, mungojn shtreter, mungon personeli, mungojn ilaçe e çdo gja. Kjo vajza ka paguar 10 mij Leke te vjetra per ta shtrire ne ate krevat qe duket ne fotot qe me dergoj.