Berisha: Do subvencionojmë fermerët për çdo njësi prodhimi për ha. Do shtrijmë pagesën e TVSH!

Falimentimi juaj është falimentimi i Shqipërisë. Do të bëjmë gjithçka që ju përmes subvencioneve direkt për çdo njësi prodhimi, që jo të përballoni koston, por edhe të fitoni atë që meritoni. Dhe ne nuk bëjmë diçka të veçantë, por bëjmë atë që bëjnë të gjitha vendet e ballkanit përreth, e bën Maqedonia, Kosova, përveç Shqipërisë. Këtë do të bëjmë, do të shtrijmë subvencionet, do të shtrijmë pagesën e TVSH, do të zbatojmë ligjin për TVSH-në. Pa asnjë diskutim ju do të merrni shpërblimin ose subvencionimin për njësi prodhimi për hektarë, siç është standardi, është vetëm bujqësia shqiptare ajo që po pëson këtë kolaps, në një kohë kur bujqësitë e tjera nuk po pësojnë asnjë kolaps, përkundrazi fermerët po mëkëmben por ky e ka mendjen aty ku fitojnë qeveritarët më shumë, gënjen në mënyrë të tmerrshme. Thotë kam dhënë 30 mijë lekë për person, që nuk vlen për asgjë dhe ato i ndërpreu tani që duhen më shumë. Ndaj dhe dalim te fjala e zotërisë, duhet doktori për t’i dhënë ilaçin, doktori popull dhe do t’ia japim ilaçin atij dhe këtë situatë do ta ndryshojmë tërësisht.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply