Fermeri-Berishës: Gjatë qeverisjes tuaj merrja subvencione, sot jemi të detyruar të shesim lopët!

I nderuar zoti Berisha ju falënderoj për prezencën tuaj sot dhe dua ta nis fjalën me një falënderim pasi ju keni mbajtur fjalën që na keni dhënë kur ishit në pushtet duke shtruar këto rrugë dhe lidhjen e liqeneve me asfalt. Në kohën e qeverisjes tuaj mbi subvencionet në bujqësi kam përfituar, konkretisht mbolla 500 rrënjë ullinj dhe jam shpërblyer me 500 mijë lekë të vjetra. Tani kemi shumë vështirësi në aplikimet pasi janë shumë procedura të vështira në portalet që janë hapur nga kryeministri aktual. Në fshatin ku unë banoj 1 në 10 familje ka lopë kur para 10 vitesh të gjithë kishin mundësi ta mbanin lopën në shtëpi, ndërsa sot çmimet e shitjes së qumështit janë skandaloze e për pasojë jemi detyruar ta shesim lopën. Një pikë tjetër ku ka nevojë emergjente për ndërhyrje është emigracioni. I rritëm fëmijët i shkolluam i arsimuan ndërsa sot gjenden rrugëve të Europës. Po na humbin vlerat kombëtare dinjiteti kombëtar dhe prindërit po mbetën të vetëm në shtëpi.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply