Berisha i përgjigjet Ramës: Vota ime ishte pro, e kam denoncuar i pari raportin e Dick Marty

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratave të Edi Ramës se ai nuk votoi rezolutën për raportin e Dick Marty.

“Për një arsye pune nuk isha, por deklarova votën po në parlament. Thashë që do miratojmë këtë rezolutë. Kjo është kryesorja për pozicionin që unë kam. Ishte e vendosur që ne ta votojmë rezolutën. Obligimet e tjera nuk më lejuan të isha në parlament në kohën kur u votua. Por vota ime ishte pro. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Marty në aulën e Kombeve të Bashkuara. E kam denoncuar në Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës.

E para se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe këtë nuk e ka thënë as Millosheviçi. Ata do e përdornin këtë si argumentin kryesor në gjyq.
Së dyti, dokumentin ku Vladimir Vukçeviç thotë se raporti është i yni. Këto mjaftonin. Por nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë Edi Ramën. Nuk u votua raporti në Këshillin e Europës. U votua rezoluta. Askush nuk mund të thotë se shkulja e organeve për transplant nuk duhet të hetohet,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …

Leave a Reply