Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratave të Edi Ramës se ai nuk votoi rezolutën për raportin e Dick Marty.
“Për një arsye pune nuk isha, por deklarova votën po në parlament. Thashë që do miratojmë këtë rezolutë. Kjo është kryesorja për pozicionin që unë kam. Ishte e vendosur që ne ta votojmë rezolutën. Obligimet e tjera nuk më lejuan të isha në parlament në kohën kur u votua. Por vota ime ishte pro. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Marty në aulën e Kombeve të Bashkuara. E kam denoncuar në Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës.
E para se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe këtë nuk e ka thënë as Millosheviçi. Ata do e përdornin këtë si argumentin kryesor në gjyq.
Së dyti, dokumentin ku Vladimir Vukçeviç thotë se raporti është i yni. Këto mjaftonin. Por nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë Edi Ramën. Nuk u votua raporti në Këshillin e Europës. U votua rezoluta. Askush nuk mund të thotë se shkulja e organeve për transplant nuk duhet të hetohet,” tha Berisha.