Kalaja: Butrinti është shitur tek vila e Richard Hodges në Korfuz!

Aktivisti Aulon Kalaja komentoi në një takim të organizuar nga Sali Berisha dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Kalaja deklaroi se avokatja e inceneratorëve rezulton anëtare e bordit që do të menaxhojnë Butrintin.

Më tej Kalaja i shtroi një pyetje publike ministres së Kulturës nëse Parku i Butrintit është shitur para disa vitesh tek vila e Richard Hodges në Korfuz.

Lidhur me këtë çështje, Kalaja dha se ka fakte e prova, por vendosi t’ia shtrojë fillimisht si pyetje publike ministres dhe qeverisë.

“Të japësh Butrintin me koncesion tek dy njerëz që kam pikëpyetje të mëdha, avokatja e inceneratorëve është tek bordi i Butrintit, shoqe e ngushtë e Elva Margaritit.

Richard Hodges, kreu i fondacionit, thotë se Butrinti e Saranda i janë lënë rastësisht Shqipërisë.

Ai që vendos në pikëpyetje sigurinë kombëtare, ne i japim Butrintin. Sovraniteti i Butrintit ka rënë për 10 vitet e ardhshme.

Kam një pyetje publike për Margaritin dhe ata që gatuan çorbën e Butrintit. A është e vërtetë që Butrini është shitur para disa vitesh në vilën e Richard Hodges në Korfuz?

Kam fakte për këtë, por po ia bëj pyetje publike kësaj radhe”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply