Berisha: Pallati i Brigadave rrezikon të mbushet me kulla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha diskutoi rreth problematikave të pasurive kulturore të vendit tonë. Berisha tha se, Pallati i Brigadave rrezikon të mbushet me kulla.

“Pallati i Brigadave. Ne kemi patur një projekt me kooperacion italian, është trashëgimi e periudhës së tyre dhe ka qenë një projekt 8-11 milionë euro për restaurimin e tij. Tani nuk flitet më, sepse praktika është është shkatërroje që ta transformosh. Nuk kam dëgjuar të flitet për një projekt që kooperacioni italian ishte tërësisht i angazhuar, siç ka qenë Teatri, siç kanë qenë të gjitha. Do pësojë edhe ai fatin nëse vazhdohet në këtë mënyrë, pra një tjetërsim, do mbushet me kulla, me klube. Për ne kjo është një batërdi që i bëhet identitetit të Tiranës. Do bëjmë gjithçka të shpëtojmë aq sa mundemi. Me këtë valë të fuqishme shkatërrimi dhe transformimi, gjurmët e trashëgimisë po zhduken dhe do të zhduken”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply