- Berisha: Erdhi ish-zv/presidenti i SHBA, Pence, dhe nuk takoi asnjë qeveritar, se do dilte ajo që ndodhi me Pompeon! Këta të turpërojnë!
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Mirdita se, qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekordet më të zeza pas Enver Hoxhës. Berisha theksoi se, edhe ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka fshirë nga postimet e tij pasi kuptoi se kush është qeveria e Ramës.
“Ne sot zotohemi që siç punuam, siç shënuam kulmet e marrëdhënieve në këtë 100 vjetor që lamë, kulme të tjera do të shënojmë në 100 vjetorin që vjen në këto marrëdhënie. Nuk mund të mos ndjejmë keqardhje që sot, ua thash gazetarëve se më pyetën a ndjeve keqardhje që s’ishe sot me kryeministrin në kremtim. Si mund të ndjeja keqardhje unë? Të shkoja në kremtim tek ata do të ishte njëlloj si të çosh Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë, siç e çuan. Fatkeqësia e Shqipërisë është se sot në 100-vjetor ka një qeveri e cila nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë aty ku është.
E cila me rekordet e zeza që ka shënuar në mënyrën më të pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët, ia nxinë faqen këtij vendi dhe këtij kombi, pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër. Ky është 100-vjetor. Para 1 muaj erdhi këtu ish-zv/presidenti i SHBA, një burrë i respektuar nga mbarë kombi i tij. Nuk takoi asnjë zyrtar të vetëm. U takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë të gjitha protokolleve, u kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo? Sepse nuk donte të merrte “pleshta”, ta themi kështu me fjalë popullore. Se kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Pompeon. Erdhi dhe ai, e dërguan gjoja në Konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte? Një eksponent kryesor, ua them me të dhëna të sigurta, eksponent kryesor i bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Balla.
Pastaj ai kur e mori vesh u largua dhe në njoftim për shtyp nuk citoi asnjë shqiptar. Isha, takova MEK, dhe u ktheva, i fshiu takimet se këta të turpërojnë. Këto të gjitha janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeveri e cila në shumë e shumë drejtime, është absolutisht kryekëput anti-shqiptare”, u shpreh Berisha.