EUROSTAT thotë se nga Shqipëria janë larguar 744 417 qytetarë. Largime të mëdha të tilla ndodhin në luftëra civile. Por edhe në luftëra civile kaq shumë nuk largohen. Ikën njëra palë, ajo që humbet, por kaq nuk janë larguar. 744 417 qytetarë janë 26% e shifrës së 2011. Pse ikin shqiptarët? Pas liberalizimit të vizave, gjer në largimin e qeverisë nga pushteti, në Gjermani kanë kërkuar azil gjithsej 413 shqiptarë.
Sipas shifrave të INSTAT që kontrollohet nga Edi Rama, nga viti 2007-2014 popullata në Shqipëri është rritur, më pas fillon rënia. Pse u rrit? Sepse vendi u bë me shpresë. U vu në epiqendër qytetari. Dyfishuam rrogat. Infermierja merrte 130 mijë lekë, shkoi mbi 300 mijë lekë. Mësuesi po ashtu. Pensionet e fshatit ishin 34 mijë lekë të vjetra, i dyfishuam. Ishim të vendosur t’i rrisnim progresivisht ato. Arritëm të kishim rroga më të larta se vendet e rajonit, përfshirë edhe Bullgarinë e Rumaninë.