Berisha në Mirditë: Rama po shpopullon vendin, vrau shpresën!

Berisha: Rama po shpopullon vendin, vrau shpresën. PS pa votën u kthye në kohën e Enver Hoxhës!

Kjo politikë i ka shtyrë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Nëse ti shkon dhe i varfëron, i nënçmon ata, dhe ua vështirëson jetën e përditshme, perspektivën, ata thonë; të ikim diku, për një jetë më të mirë. Qëndrimi më shkatërrimtar për shpresën e shqiptarëve, është qëndrimi ndaj votës. Ne demokracinë e bazuar në votë kemi për ta mësuar, nuk jemi një traditë vote, atë po e zhvillonim. Çfarë bëri? Ky njeri që mori pushtetin nga zgjedhjet. Ky njeri që gjatë gjithë kohës që ishte në pushtet nuk arriti kurrë të faktonte se i kanë prekur një votë, pavarësisht nga zhurma që bënte, tani thotë: Këta nuk do votojnë. Ua tregoj unë këtyre! Sigurisht një kryeministër që vendos që qytetarët të votojnë formalisht, nuk ka vështirësi për ta realizuar këtë.

Ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Nëse kanë ikur kaq shumë, faktor është mungesa e shpresës se mund të ndryshojë pushteti, Shqipëria mund të bëhet, mund të ecë. Më së fundi përfundoi duke i hequr votën PS-së. Kjo është gjëmë e madhe. Jua them unë, duhet ta bisedoni me çdo socialist. Historia ka provuar se njerëzit të cilët nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë, nuk respektojnë lirinë e tjetrit, ata bëhen ndër më të rrezikshmit, çdo gjë. Të heqësh sot votën nga një parti më kryesore në vend, e kthen atë në kohën e Enver Hoxhës.

Dolën emrat, 54 emra që të gjithë të emëruar si në kohën e Enver Hoxhës, nga Byroja dhe Edi Rama. Ata janë të rrezikshëm për shoqërinë, ai është një kontingjent që vepron si kope dhe ne dimë më mirë se të tjerët se çdo të thotë t’ia delegosh arsyen, ndërgjegjen tjetrit. Ne e kemi provuar njëherë atë në diktaturë. Është katastrofa më e madhe njerëzore. Të rinjtë nuk e pranojnë, të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35 vjeç. Ne po bëhemi komb pa të ardhme, pa rini. Rrisim fëmijë, të rinj për të emigruar. Ka një rënie katastrofale të nxënësve, të krahut të punës. Shqipëria po shkatërrohet, është në rrezik të madh real. Këtu jemi në një kompleks kjo është njëra anë, shpopullimi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply